Para zgjedhjeve/ Miratohet rritja e pagës minimale

0
177

Ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Punës nën drejtimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale në vlerën e 30 mijë lekë.

“Përfshirja e Qeverisë në Këshillin Kombëtar të Punës me 7 Ministri është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërinstitucional, sipas edhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Punës, shenjë e angazhimit në kuadër të përgjegjësisë sociale, u shpreh Ministrja, duke theksuar, se legjislacioni i punës përcakton kornizat ligjore dhe institucionale për dialogun social trepalesh, bisedimet kolektive dhe zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve të punës. Rritja e pagës minimale ka qenë gjithmonë iniciativë e Qeverisë, në kuadrin e “Pagës së Denjë” për “Punë të Denjë”, duke patur në vëmendje edhe kërkesat e sindikatave, ndërkohë që “përgjegjësia sociale” e biznesit për punën e denjë, është e matshme, përmes sigurisë së shëndetit në punë dhe veçanërisht me pagën reale dhe sigurimet reale shoqërore. Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur me 15.4 %, tha Ministrja , duke shtuar, se me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor”, ka thënë Denaj.

© jugunews.net

Shkruaj nje koment