‘Paradë mode’ me veshjet në Ukrainë, Spiropali justifikohet: Ishte akt higjienik, sidomos për një grua

0
52

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ishte pjesë e delegacionit përfaqësues të Shqipërisë, që vizitoi Ukrainën e shkatërruar nga lufta bashkë me delegacionin e Malit të Zi.

Spiropali u shfaq gjatë takimeve me përfaqësuesit ukrainas me tre kostume të ndryshme, nga momenti i mbërritjes e deri në udhëtimin drejt Shqipërisë. E ftuar në “Kjo Javë” në News 24, Spiropali u shpreh se akuzat për ‘paradë’ mode për të janë ligësi.

Ministrja sqaroi se arsyeja e ndërrimit të veshjes u bë për shkak të higjienës që sipas saj duhet të mbanin anëtarët e delegacionit, e sidomos gratë.

“Unë e fal padijen, por jo ligësinë. Dhe keqardhje e madhe për mënyrën sipërfaqësore sesi disa njerëz, disa portale, e pasqyrojnë përfaqësimin e Shqipërisë aty, sidomos për një anëtare te delegacionit, grua. Ne ishim 24 orë në tren, dhe mbi të gjitha ishte një akt higjenik për të gjithë anëtarët e delegacionit, por sigurisht ne gratë merremi më shumë. U munduam aty të tregonim dinjitetin e Shqipërisë, atë që ka bërë dhe do të bëjë, dhe atë që meriton Ukraina. Nuk kam asnjë koment tjetër se të them të drejtën ligësia më duket qesharake”, tha Spiropali.

Shkruaj nje koment