Paralajmëron ambasada e SHBA: 14 shqiptarë “non grata”

0
134

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, thekson se është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në vendin tonë.

Ambasada deklaron se Sekretari i Shtetit, ka përcaktuar publikisht rreth 100 persona në mbarë botën, 14 prej të cilëve shqiptarë, që u është ndaluar hyrja në SHBA.

Në postimin e bërë nga ambasada, teksa përmenden rastet e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe deputeti Tom Doshi, Ambasada njofton se të tjerë pritet të jenë në listë e personave të ndaluar për t’u futur në territorin e  SHBA.

 “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here