Paralajmëron Zelensky: Rusia mund të nisë Luftën e Tretë Botërore

0
40

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar një luftë të tretë botëre. Ai bëri thirrje për mbështetje më të fortë ushtarake nga vendet perëndimore ndaj vendit të tij të gjendur tashmë në mes të luftës kundër Rusisë.

Duke folur për mediat gjermane, ai tha se kancelari Olaf Scholz e kishte kuptuar më mirë natyrën reale të kërcënimit pas takimit të tyre në Berlin vitin e kaluar dhe se Gjermania kishte filluar të rrisë mbështetjen ushtarake.

Përshtypja ime është se kancelari Scholz e kuptoi se Putini nuk është vetëm një emër, por një kërcënim dhe jo vetëm kërcënim për Ukrainën”, tha Zelensky në një intervistë me transmetuesin publik ARD.

Unë mendoj se kancelari Scholz mendon se nëse nuk rezistojmë, Rusia do t’i afrohet më shumë Gjermanisë. Kancelari Scholz e kupton që ekziston një rrezik i tillë dhe është padyshim Lufta e Tretë Botërore. Nëse Rusia godet këtë apo atë vend të NATO-s, në çdo rast do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Botërore”, tha Zelensky.