‘Parashikonim 18 mijë të vdekur’/ Rama: Asnjë vend në botë nuk ka bërë sa ne

0
176

Në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme e kësaj të enjteje në Kuvend, Kryeministri Rama u shpreh se vendi ynë e ka kaluar me sukses fazën e parë në luftën me Covid-19, ndërsa theksoi se projeksionet kishin parashikuar 18 mijë të vdekur.
‘Jo projeksionet tona, por të ekspertëve të pavarur flisnin për mundësinë potenciale që nëse nuk do të ishte marrë asnjë masë, ne do të kishim 18 mijë të vdekur, ndërsa projeksionet tona pa marrjen e masave flisnin për 2800 të vdekur.
Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë dhe për atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike që mund të hedhë poshtë faktin që Shqipëria ja ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm.
Natyrisht, në kushtet e stresit dhe durimit e vullnetit për t’u informuar nga burime zyrtare, ka hapësirë edhe për teori të konspiracionit mbi një komplot të madh botëror për arsye nga më të ndryshmet. Asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë se sa kemi bërë ne’, tha Rama.
‘Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera. Fatmirësisht jemi gjendur në një situatë ku kemi pasur privilegjin t’i referohemi një ekspertize në nivelin më të lartë që janë në Shqipëri. Ata kanë provuar se për këtë fushë Shqipëria nuk ka kujt t’i ketë zili.
Kjo luftë ka dy fronte. Atë të përballjes në vijën e zjarrit, frontin e betejës për shëndetin dhe rimëkëmbjen ekonomike sot dhe nesër. Ne po fitojmë betejën në frontin e shëndetësisë, do ta fitojmë dhe në frontin e ekonomisë. Me stres e sakrifica, por do t;i fitojmë të dyja betejat’, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here