Paratë e donatorëve, Ilir Beqaj vendoset në krye të Agjensisë së rëndësishme

0
177

Ilir Beqaj është emëruar në krye të një drejtorie të rëndësishme, pasi mbeti jashtë qeverisë dhe Parlamentit. Ai do të drejtojë agjensinë që merret me ndihmat e donatorëve për Shqipërinë.

Lajmi kishte qarkulluar më herët, por u zyrtarizua sot në takimin konsultativ të ministrisë së Brendshme me donatorët. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije lajmin, teksa përgëzoi Beqajn për postin e ri, duke shprehur se do të forcojë bashkëpunimin me donatorët.

“Gjej rastin t’i uroj punë të mbarë edhe drejtuesit të agjensisë shtetërore për programim strategjik dhe koordinim të ndihmës, Beqja nën koordinimin e të cilit jam i bindur se bashkëpunimi ynë me komunitetet e donatorëve do të përfocohet edhe më shumë”, tha Çuçi.

Beqaj u vendos ministër i Shëndetësisë në 2013-ën dhe gjatë ushtrimit të mandatit të tij është akuzuar për abuzime, kryesisht sa i përket kontratave koncesionare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here