‘Paratë publike u keqpërdorën për të favorizuar PS gjatë fushatës’/ ISHSH kallëzim administrativ në KQZ

Instituti Shqiptar i Shkencave ka bërë një kallëzim administrative në KQZ për keqpërdorim parave e aseteve dhe parave publike territorin e Bashkisë Durrës në kuadër të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Institutit, keqpërdorimi shkoi në kuadër të partisë në pushtet PS në nivelin qendror dhe lokal.

”Denoncimi administrativ ka si objekt: Keqpërdorim i Parave Publike në territorin e Bashkisë Durrës, për favorizim të subjektit elektoral forca politike në pushtet (qendror dhe vendor) Partinë Socialiste, të kryer nga Këshilli i Ministrave dhe Pushteti Vendor Durrës, përmes veprimeve zinxhir të përqendruara në datat e Fushatës Zgjedhore”- thuhet në kallëzim.

Po ashtu në mënyrë të detajuar Instituti Shqiptar i Shkencave thotë se 16 muaj pas tërmetit Bashkisë së Durrësit iu dha gjatë fushatë zgjedhoer 946.44 milion lekë pa VKM.

Po ashtu theksohet se Ministria e Rindërtimit ka vonuar përfitimet për 16 muaj teksa ka paguar individë që nuk janë të përshtatshëm për përfitim ekonomik.

Më tej Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë disa veprime në kuadër të Rindërtimit duke miratuar listat e përfituesve të rinj të paidentifikuar më parë si dhe javën para 25 prillit po Bashkia ka paguar tre herë më shumë para se çdo muaj tjetër pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

KALLËZIMI ADMINISTRATIV

Instituti i Shkencave raportoi tek Komisioneri Zgjedhor për Keqpërdorimin e Parave Publike gjatë Zgjedhjeve përmes Granteve Individuale nga Fondi i Rindërtimit në zonën elektorale të Durrësit pas tërmetit të Nëntorit 2019. Një keqpërdorim i tillë shkoi në favor të partive në pushtet në nivelin qendror dhe lokal, duke garuar në këto zgjedhje. Gjashtëmbëdhjetë muaj pas tërmetit, Transferet e Pakushtëzuara iu dhanë bashkisë Durrës gjatë Fushatës Zgjedhore përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, pa një ligj, në shumën 946.44 milion Lekë. Përsëri, në datat e zgjedhjeve, Bashkia në Durrës ka miratuar listat e përfituesve të rinj, të pa identifikuar më parë. Javën para 25 Prillit, Bashkia ka paguar tre herë më shumë para se çdo muaj tjetër pas tërmetit. Ministria e Rindërtimit ka vonuar përfitimet për 16 muaj pas tërmetit dhe nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim ligjor për të garantuar që Fondi të mos keqpërdoret duke paguar individë që nuk janë të përshtatshëm për përfitimin ekonomik, prona e të cilëve është e luksoze ose një shtëpi dytësore, dmth e pasur. Komisionerit i kërkohet të ndërmarrë një hetim administrativ, të kontrollojë faktet dhe të përdorë ekspertizë të pavarur ndërkombëtare mbi përdorimin e fondeve publike në Fushatën Zgjedhore. Në fund, Komisionerit i kërkohet të vlerësojë përgjegjësitë për Favorizimin Zgjedhor përmes Keqpërdorimit të Parave Publike (neni 92/5 i Kodit).

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment