Parlamenti si minë me sahat, shumë deputetë me Covid 19. Puna vazhdon normalisht

0
174

Nga Roland Bejko

Janë shumë deputetë të infektuar me Covid 19, por Rama me Ruçin janë duke konsumuar një vepër penale sepse nuk lejojnë bërjen e tamponave.
Atyre nuk u intereson fare shëndeti i deputetëve pasi dihet që për ta janë veç numra që frymojnë.
30 korriku është jetik për Ramën, ndaj dhe sikur të gjithë të infektohen, deputetët/numra duhet të jenë të gjithë aty për të votuar ndryshimet kushtetuese që do të shbëjnë nenin për kualicionet zgjedhore si dhe do të votojnë pro mutacionit të sistemit zgjedhor.
Unë e pyes Gramoz Ruçin, përveç Ralfit që u vetëdeklarua me covid 19, a ka deputetë të tjerë të infektuar?
Si është me shëndet Sadi Vorpsi, Enver Roshi, Elio Hyska, Bledi Çuçi (që dje ish në sallë), etj?
U bëj thirrje deputetëve që tu kërkojnë shefave të tyre të bëjnë testin sepse nuk janë duke u ulur në një sallë të zakonshme kuvendi, por në një tenxhere me presion, ku shpërthimi i saj do hedhë në erë vet jetën e tyre dhe të familjarëve në rradhë të parë.
PS. I vetmi që nuk ka pse të ketë frikë nga Covid 19 dhe nuk ka as pse ta konsumojë një tampon, por ta kursejë atë në dobi të elektoratit të tij, është Kujto Gjuzua. E dini pse? Sepse ai përdor prej kohësh një kurë me domate fshati, mjalt me qumësht blete, speca djegës, boronicë tropoje, dhe raki dëllënje rrogozhine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here