
“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve” .
Pak orë pasi Kreu i Shtetit publikoi këtë njoftim, Partia Demokratike i kërkoi atij të trajtojë me urgjencë çështjen e emigracionit.
Duke iu referuar kritikave të një dite më parë të Begajt adresuar qeverisë britanike, zëdhënësja e demokratëve e quajti Kreun e Shtetit si zgjatim të qeverisë.
“Presidenti si emblema e supozuar e unitetit kombëtar, duhet t’i thërrasë mendjes së pari, dhe së dyti të thërrasë Këshillin e Sigurisë, sepse emigracioni biblik, shpopullimi kataklizmik, nuk janë punë deklaratash, por emergjencë kombëtare”.
Në debatet në rritje mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për klandestinët, Partia Demokratike bën fajtore autoritetet e Tiranës.
Ndërsa përfshirjen e Presidentit në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare e vlerëson si diskretitim të figurës së Kreut të Shtetit me kosto për vendin.