Partia Demokratike Dega Tepelenë denoncon shkeljet e konstatuara nga drejtorët e Rilindjes në institucionet vendore

Deklaratë e PD Tepelenë.
Partia Demokratike Dega Tepelenë denoncon sot shkeljet e konstatuara nga drejtorët e Rilindjes në institucionet vendore.
Praktika e tyre është në kufijtë e absurdit për të deformuar vullnetin e votuesve të Tepelenës. Presionet ndërmerren nga drejtuesit e institucioneve duke thyer cdo kod moral, politik dhe human.
Denoncojmë me forcë manovrat e drejtuesve të institucioneve të mëposhtme:
Jetnor Haska drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit.
Suela Selimi drejtoreshë e Spitalit.
Redi Rama drejtori i Burgut të Bëncës.
Shkëlqim Imeraj drejtor i Zyrës Arsimore.
Drejtuesit e këtyre institucioneve, po operojnë në kundërshtim me ligjin duke u angazhuar totalisht në fushatën elektorale në favor të Rilindjes. Vec kësaj ajo që i penalizon më shumë, është përfshirja e tyre në veprime tërësisht të dënueshme dhe ligjore duke intimiduar ndaj punonjësve të administratës, mësuesve, infermierëve, punonjës të Ujësjellësit etj. Një veprim antihuman, është edhe ndërmarrë tek ato familje që kanë orjentim politik kundër Rilindjes duke i’u ndërprerë ndihmën ekonomike, apo hequr pagesën e paaftësisë personave që e përfitojnë atë.
I bëjmë thirrje drejtuesve të këtyre institucioneve, që veprimet e tyre janë të dokumentuara dhe depozitimi me fakte në organin e akuzës është i pashmangshëm.
I garantojmë se do të përgjigjen përpara drejtësisë për veprimet e tyre antiligjore.
Apelojmë tek drejtues të tjerë të institucioneve, të mos ndërmarrin veprime që bien ndesh me ligjin sepse do të përgjigjen.  
Koha është në favor të opozitës.
Të nderuar pjestarë të administratës në Tepelenë!
Partia Demokratike, garanton votën tuaj ! Ajo është e shenjtë për këdo nga ju. Mos bini pre e presioneve nga drejtuesit tuaj. Ata nuk mundet dot t’ju heqin nga puna në 26 prill pasi me ta do të merret Prokuroria për veprimet nënshtruese që po ndërmarrin ndaj jush.
Mos u dorrëzoni! Ndryshimi po vjen!
Shqipëria Fiton !
Gjirokastra Fiton !

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment