Partia Demokratike reagon ndaj pretendimeve të Bashkisë ..

0
267
Partia Demokratike ka reaguar ndaj pretendimeve të Bashkisë së Tiranës se sot është vendosur në favor të këtij institucioni. Me anë të një deklarate, PD i çuan këto pretendime si riciklim mbetjesh dhe mashtrimesh të ulëta.

 

Reagimi i plotë i PD:

Pretendimi sot i Erion Veliajt se paska fituar gjyqin me PD në lidhje me protestën e 8 dhjetorit, është një riciklim mbetjesh e mashtrimesh të ulëta.

Sot, Gjykata Administrative vendosi shfuqizimin e të 7 akteve të Erion Veliajt, pra shfuqizoi pretendimet e tij sikur protesta popullore kishte shkaktuar 172 milionë lekë dëme në qytet.

Gjykata e gjeti të paligjshëm dhe të pabazuar në prova, pretendimin e Veliajt, të bërë edhe publik me njoftimin që bëri me 8 Dhjetor 2015, ku ai kakariste se do ta detyronte PD-në të paguante çdo qindarkë.

Në këtë mënyrë gjykata pranoi argumentimin e përfaqësuesve të PD se “dëmet”, ishin fryt i fantazisë së Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe se ato nuk kishin ndodhur në të vërtetë.

Për më tepër, gjoba që Veliaj i vendosi protestës popullore, ishte një falsifikim i pastër, shkelje e rëndë ligjore, për të cilën ai duhet të ndiqet penalisht, pas kallëzimit që ka bërë polici bashkiak, të cilit iu falsifikua firma.

Shkruaj nje koment