Pas Brexit, Skocia do bëjë referendum për pavarësi nga Britania: Ne nuk duam të ikim nga BE

0
380

 

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, e cila zyrtarisht mban postin e Ministres së Parë, ka thënë se Parlamenti i Skocisë duhet ta ketë të drejtën të mbaj edhe një referendum, e kjo për shkak se Skocia është nxjerr nga BE-ja kundër vullnetit të saj

“Vendimi i marrë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, është vendim i gabuar”, ka thënë ajo.

Sturgeon gjithashtu ka thënë se Skocia nuk e feston këtë zhvillim, duke shtuar se është një ndryshim i rrënjësishëm i rrethanave, ndërsa opsioni i mbajtjes së një referendumi të dytë duhet të jetë në tavolinë.