Pas detit, Rama shet edhe fshatrat me shumicë shqiptare

0
146

Greqia i cilëson si minoritete greke, disa fshatra në Shqipëri, me shumicë shqiptare. Qeveria greke publikoi të dhënat, të cilat duket se hedhin dritë, mbi marrëveshjet e pazbardhura, mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit grek, Aleksis Cipras. 

Greqia ka publikuar listën e fshatrave minoritare  greke, duke përfshirë në këtë listë, fshatra të cilat janë me shumicë shqiptare.

Listat e publikuar nga qeveria greke, duket se zbardh kështu një pjesë të marrëveshjeve, që janë bërë në vitin 2015, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit grek të asaj kohe, Aleks Cipras dhe që deri tani nuk janë zbardhur dhe nuk është bërë transparencë për to. 

Në Bashkinë e Përmetit del zonë minoritare komuna Çarshovë, e cila është e banuar nga shqiptarët e besimit të krishterë ortodoksë.

Po kështu komuna Biovizhdë po në Përmet.

Në Bashkinë e Sarandës, Greqia i njeh si minoritarë banorët e fshatit Metoq, i cili shumicën dërrmuese e ka shqiptarë, kurse prania e pakicës greke është shumë e vogël.

Në Bashkinë e Vlorës dalin minoritarë banorët e fshatrave Nartë dhe Zvërnec, të cilat banohen vetëm nga shqiptarë të besimit të krishterë ortodoksë.

Në Bashkinë e Konispolit figuron minoritet fshati Tzare me banorë shqiptarë të krishterë ortodoksë dhe çamë.

Po e njëjta gjë me fshatin Çiflig të kësaj bashkie me shumicë shqiptarë të krishterë ortodoksë edhe çamë.

Në bashkinë e Gjirokastrës dhe komunën Odrie kemi minoritet fshatin Andon Poçi me shumicë banorësh vllehë, të cilët janë vetëdeklaruar se nuk janë grekë.

Sërish në bashkinë e Konispolit cilësohet si minoritet grek fshati Shkallë, ku shumica e banorëve janë vllehë.

Këto katunde të shpallura minoritare greke me firmën e kryeministrit Edi Rama janë botuar në faqen zyrtare të qeverise greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here