Pas fitores së Edi Ramës, rritet numri i shqiptarëve që kanë lënë vendin

0
161

Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të këtij viti, vijojnë të jenë kampionë në listën e azilkërkuesve në BE.

Eurostat shkruan se nga korriku deri në shtator të 2017 numri i azilkërkuesve të rinj shkoi në 5900.

Numri i azilkërkuesve shqiptarë ka alarmuar disa nga vendet kryesore të BE-së.

Ministri francez Collombe në gusht kërkoi nga Rama marrjen e masave shtrënguese për të ulur fluksin e shqiptarëve që kërkonin azil në Francë.

Menjëherë Rama dha urdhër që në të gjitha pikat kryesore kufitare të kishte kontrolle të rrepta për të gjithë shtetasit shqiptarë që dua të largohen.

Pas kësaj, masat për lëvizjen e lirë të shqiptarëve janë kufizuar.

Nga ana tjetër, Franca dhe Holanda kanë propozuar vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë pasi sipas tyre është një vend i sigurtë origjine.

Burimi: Hashtag.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here