Eno Bozdo është zgjedhur koordinator kombëtar për Energjinë në kuadër të programit të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmi është bërë me dije nga burime pranë selisë blu.

Ndërkohë një ditë më parë ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi u zgjodh koordinator politik në për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Më herët, Bozdo ka mbajtur detyra si ish-zëvëndësministër i Energjitikës, nënkryetar bashkie në kohën kur Tiranë drejtohej nga Lulzim Basha, Sekretar Organizativ në selinë blu, ish-deputet dhe anëtar Kryesine në Partinë Demokratike.

Në kuadër të zgjedhjeve kryedemokrati Basha ka prezantuar nga një plan për çdo sektor, që sipas tij do të nxisin ekonominë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment