Luftëtari u mund në Laç me rezultatin 4-0, megjithatë Jorgos Marantas u shpreh se ekipi ka bërë maksimumin. Ai shtoi se në merkato duhen edhe 5 futbollistë të tjerë.
Sa i përket problemeve jashtë fushe, ata që i dinë i dinë. Unë jam këtu për të folur për futboll. Sot në këtë lojë nuk kemi për të bërë kritika sepse Laçi është më mirë se ne dhe shënuan 4 gola që ua dhamë ne. Nuk i kërcënuam dhe asgjë nuk funksionoi mirë. Rezultati ishte ky.
Jemi në situatë të keqe pasi jemi shumë pikë mbrapa. Në këtë moment nuk mund të tallemi, është që të jemi vazhdimisht para Flamurtarit sepse me ekipet e tjera kemi diferencë dhe nëse duam ta ulim, duhet përforcuar ekipi. Jashtë ekipit janë punët e të tjerëve.
As në sulm, nuk shkoi asgjë mirë si në mbrojtje. Ishte ditë e keqe kundër një kundërshtari të mirë. Këta çuna po mundohen të bëjnë më të mirën. Duan pikë sepse luftojnë për këtë ekip dhe të ardhmen e tyre.
Kur ky ekip ka nevojë për lojtarë, them se duhen 5 me eksperiencë dhe duhet të njohin futbollin shqiptar. T’i marrësh duhet t’u japësh para dhe këtë punë e ka administrata. Kur të vijnë ata duhet t’i lidhim me njëri-tjetrin. Kanë vlerë edhe këta por duan eksperiencë. Ekipi është në situatë të vështirë dhe u duk pastër kur ke përballë ekip të fortë si Laçi. Tani shohim të mërkurën dhe e shohim tani sepse është ndeshje që duhet të fitojmë. Nëse duhet të ndryshojmë nga ana mentale, duhet fituar-tha Marantas.