Pas Kakavijes, klandestinët sirianë tentojnë Përmetin

0
127

Një shtetas nga Eritrea dhe dy nga Siria janë kapur nga shërbimet e Rendit në Përmet, njofton Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër.

Imigrantët e paligjshëm kanë tentuar të hyjnë në kufirin e gjelbër shqiptar jo më nga Kakavija.

Ata janë ndaluar pasi kishin kaluar pikën kufitare të “Tre urave” në Përmet.

Ndërsa dështimet për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër Greqi – Shqipëri nga Kakavija janë të njëpasnjëshme, duket se klandestinët e vendeve të treta po synojnë të gjejnë mënyra të tjera alternative për kalimin e kufirit.

Shkruaj nje koment