Tre Administratorë të Njësive Vendore në Bashkinë Memaliaj kanë dhënë dorëheqjen nga LSI dhe kanë njoftuar kalimin te PS.
Pas këshillarëve të bashkive, nga LSI ka nisur edhe ‘eksodi’ i Administratorëve të Njësive Vendore.
Tre Administratorë të Njësive Vendore në Bashkinë Memaliaj kanë dhënë dorëheqjen nga LSI ditën e sotme dhe kanë njoftuar kalimin te PS.
Më konkretisht janë larguar Mariglen Lamaj, Administratori i Njësisë Administrative Krahës, Arjan Leka Administrator i Njësisë Administrative Buz si dhe Sefer Kanushi Administrator i Njësisë Administrative Luftinje.