
Një trup është gjetur i groposur mesditën e sotme në Konispol.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se trupi është gjetur pak metra larg vendit ku mbrëmjen e së martës u gjet një kokë e groposur.
Mbetjet kockore të gjetura në Konispol, dyshohet se i përkasin Leonard Thodhorit ose Fatmir Sulovarit, të cilët rezultojnë të zhdukur prej muajit prill të këtij viti.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa mbetjet kockore të gjetura deri më tani janë dërguar në laboratorin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.
Vijon…