Pas ngjarjes sё rёndё nё Librazhd reagon AMA:Hiqni pamjet e rёnda qё cenojnё dinjitetin njerёzor

0
25

Autoriteti i Mediave Audiovizive reagoi sot lidhur me pasqyrimin mediatik të nje ngjarje familjare në Librazhd ku pasqyrohen pamjet e rёnda tё njё dhunё psikologjike qё familjarёt e burrit I bёjnё nuses e cila kapet duke tradhёtuar bashkёshortin. AMA kërkon nga redaksitë mediatike respektimin e kërkesave ligjore, për të evituar qarkullimin e përmbajtjeve të tilla të papërshtatshme, që nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe nxisin intolerancë.

“Shërthimet dhe përbetimet e një pale kundër një pale tjetër, nuk mund të jenë ushqim zbavitës dhe argëtues që bëhet shkak për linçim njerëzor dhe verbëri. Nuk ka interes publik, nuk është as investigim gazetaresk i një video të tillë që publikon intimitete, të cilat janë shkak për rikthim tek trajtimet antinjerëzore, që nuk respektojnë lirinë dhe privatësinë”, shprehet AMA.

Sipas AMA-s, pavarёsisht cdo gjёjё qё ndodh nё familje,morale apo jo medias nuk I jepet e drejta tё cёnojё privatёsinё ,imazhin apo figurёn e dikujt.

“Ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, duke përcaktuar parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive, saktëson dhe se operatorët, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private dhe të mos lejojnë transmetime që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve (neni 4, pika 2/d dhe 2/dh).

Po kështu në nenin 33, ku flitet për detyrimet e subjektit të licencuar, duhet që, “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale; të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit në çdo program të transmetuar nga OSHMA-të dhe mjetet e përdorura për të realizuar këto programe”, informoi AMA.  AMA kërkon nga redaksitë mediatike respektimin e kërkesave ligjore  për të evituar qarkullimin e përmbajtjeve të tilla të papërshtatshme, që nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe nxisin intolerancë

Shkruaj nje koment