Pas Parkut të Butrintit, edhe Pallati i Brigadave do të menaxhohet nga privati për 20 vjet

0
156

Pas Parkut Kombëtar të Butrintit, edhe për Pallatin e Brigadave qeveria shqiptare do ta menaxhojë përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar).

Ka qenë Ministria e Kulturës që i ka hapur rrugën menaxhimit të integruar Pallatit të Brigadave, me partner strategjik, me arsyetimin se ky ansambël historik duhet të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe të kthehet në pikë turistike.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet se ky menaxhim do të bëhet në partneritet për një periudhë prej 20 vitesh, ku pala e interesuar duhet të ketë fiancimin e duhur dhe përvojën për rijetëzimin e këtij Ansambli.

Përmes këtij akti, qeveria kërkon që të sigurojë një menaxhim të qëndrueshëm që të sigurojë të ardhura të vazhdueshme për ruajtjen dhe restaurimin e monumentit.

Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave

u projektua nga arkitektët italianë në fillim Gulio Berte dhe më pas u përfundua nga Gherardo Bosio në vitet 1939- 1941. Fillimisht ishte destinuar për  familjen mbretërore ( Mbreti Zog I), por ndërtimi i tij nuk arriti të përfundonte deri në vitin 1941. Ndërkaq Mbreti Zog ishte larguar nga Shqipëria që në vitin 1939 si pasojë e pushtimit italian të vendit. Parku që rrethon këtë pallat shtrihet në rreth 36 ha. Që nga viti 1945 ndërtesa shërben si Pallat Presidencial.

Edhe qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re, çka ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.  

Shkruaj nje koment