Pas shiu nis bora, situata ne qarkun e Gjirokastres

Situata ne qarkun e Gjirokastres eshte stabilizuar pavaresisht se reshjet e shiut kane qene me intensitet te larte gjate nates.
Te gjitha akset e rrugeve nacionale jane te lira ,rruget rurale qe lidhin qendrat e fshatrave duke filluar nga Golemi , Zhulati apo Zagoria lidhen me qendrat e tyre te njesive admnistrative dhe qytetin . Sipas autoriteve vendore ka furnizim me uje te pijshem ne gjithe qarkun . Ka probleme me mungesen e energjise elektrike ne disa zona te vendit si ne njesin admnistrative Cepo ne fshatin Picar , ne Zagori dhe Dropull te Siperm. Gjithashtu ne Luftinje te Memaliajt dhe Carshove te bashkise Permet. Grupet e OShee jane ne terren ne pune e siper. Shtabet e emergjencave te 7 bashkive jane ne pune , policia oshee bordi i kullimit spitali etj. Kane nisur dhe reshjet e debores. Nje pjese e fshatrave te Zagorise jane mbuluar nga debora , niveli i debores eshte 4 cm , rruget jane te kalueshme per momentin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment