Pas shkarkimit si zv.kryeministër, Arben Ahmetaj merr një detyrë të re

0
328

Pas shkarkimit të Arben Ahmetaj nga posti i zëvendëskryeministrit, Partia Socialiste ka menduar një detyrë tjetër për të.

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, deklaroi se Ahmetaj është propozuar si anëtar në Komisionin e Integrimit.

Nikolla tha se propozimi është bërë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Arben Ahmetaj u shkarkua pak javë më parë, ndërsa në vendin e tij u emërua Belinda Balluku, e cila mban edhe detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here