Pas tortures ne Kakavi, Rama ka nje mesazh per qytetaret

0
138

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të krijuar prej ditësh në pikën kufitare të Kakavijës.
Rama i uron shqiptarëve që kaluan në anën tjetër të kufirit një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme.
Kreu i qeverisë e ka edhe një këshillë ndaj tyre, që të ruajnë veten dhe të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid-19.
“FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim me gjithë hallin e madh;
Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë.
U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme
Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid19″ , shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here