Pas valës së të nxehtit, Zvicra mbulohet nga bora

0
130

Pas valës së të nxehtit, Zvicra tashmë është përballur me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje balte. Por, ajo surpriza janë reshjet e borës të cilat kanë nisur menjëherë pas përfundimit të të nxehtit.

Të hënën reshje të shumta dëbore mbuluan resortin e njohur dimëror Zermatt, në lartësinë 1638 metra.

“Temperatura pati një rënie mbresëlënëse, brenda katër ditëve. Të enjten, termometri i stacionit lexoi 31.2 °C. Sot në orën 11.15 ishte 0.5 °C,” raportoi shërbimi i motit MétéoSuisse në platformën X.

Shumë qafa malore në Alpe, si Gotthard dhe Zimblon, kanë mbetur të mbyllura sot, për shkak të reshjeve të shiut që nisën mbrëmjen e së premtes dhe shkaktuan rrëke balte.

Shërbimet e trenave u anuluan në disa zona për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Shkruaj nje koment