Pashka Ortodokse, numër i madh emigrantësh vijnë përmes Kakavijes

0
164

Pashka Ortodokse ka shtuar fluksin e levizjeve ne Piken Kufitare te Kakavijes gjate diteve te fundit. Sipas burimeve zyrtare nga kjo pike behet me dije se ne 48 oret e fundit ka pasur nje rritje te fluksit te te ardhurve ne Shqiperi me rastin e kesaj dite te shenuar ku perllogaritet rreth 17500 shtetas ne hyrje te Shqiperise.

Nderkohe qe mijera vete planifikojne festimin e Pashkes ne Greqi dhe sipas burimeve jane 10300 persona qe jane larguar drejt Greqise ne 48 oret e fundit permes mjeteve personale dhe autobuzeve qe llogariten ne 2000 te tille. Ndersa drejt Shqiperise kane hyre 4600 mjete. Pala shqiptare punon me 6 sportele gjithsej ndersa pala greke me 4 te tilla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here