Pashkët Ortodokse, kryepeshkopi Anastas: E vërteta ndriçon ndaj gënjeshtrës

0
89

Kryepeshkopi Anastas Janullatos uroi të premten festën e Pashkës për besimtarët Ortodoksë. Ai tha se Pashka e këtij viti na fton në një betejë të vështirë e kujtoi ngjarjet në Ukrainë dhe tragjedinë hekurudhore në Greqi.

Mesazhin e urimit për Pashkën, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos e nisi duke kujtuar vështirësitë e këtij viti luftën në Ukrainë dhe tragjedinë hekurudhore në Greqi.

Këtyre hidhërimeve, tha Kryepeshkopi, u shtohen edhe sprovat e ndryshme personale e shoqërore, por kërkoi që të mos biem në plogështi.

Pashka, tha Kryepeshkopi, në të cilën kremtohet ngjallja e Krishtit na kujton ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen e fitoren e dashurisë ndaj urrejtjes.

Pashkët Ortodokse kremtohen më 16 Prill, ndërsa natën mes të shtunës e të dielës besimtarët u drejtohen kishave për të ndjekur meshën e ndezur qirinj.

Shkruaj nje koment