Pasi ra nga kategoria, Luftetari do te kete nje trajner serb

0
171

Luftëtari vendos për emrin e ri të pankinës dhe ai është një njohje e vjetër. Serbi Marko Jovanoviç do të drejtojë gjirokastritët në misionin për t’u kthyer në Kategorinë Superiore.
Drejtuesit e klubit bluzi, pas disa negociatave të pasuksesshme me trajnerë të njohur vendës kanë vendosur t’i besojnë stolin ish-ndihmësit të Mlladen Milinkoviç te Luftëtari, e më pas te Kukësi dhe së fundmi Buduçnost i Podgoricës.
Jovanoviç ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Partizanit dhe ekipit grek Panahaiqi të Patrës. Ai e njeh mirë ambjentin në Gjirokastër, prandaj dhe ka pranur ofertën.
Prezantimi i trajnerit të ri të Luftëtarit do të bëhet nesër pasdite, por mbetet për t’u parë se cili do të jetë grupi i lojtarëve pas largimeve të shumta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here