Pasiguria në ushqim/ AKU ndëshkon 14 subjekte në Gjirokastër

0
345

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në qarkun e Gjirokastrës.

Kontrollet u kryen në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, prodhimit dhe përpunimit të ëmbëlsirave si dhe magazinave frigoriferike.

AKU njofton se në këto subjekte janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, mungesë të sistemit HACCP dhe ushtrim aktiviteti i papajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi 26 masa administrative gjobë në vlerën 3,850,000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 585 kokrra vezë, 174.205 kg produkte të ndryshme dhe 24 l produkte të ndryshme ushqimore të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët se do të jetë i pranishëm në të gjithë vendin, për sigurinë ushqimore në mbrojtje të shëndetit publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here