By Passi në zonën muzeale, kundërshtohet nga banorët. Bashkia hesht

0
354

Projekti i ri i By Passit në zonën muzeale të Gjirokastrës, po kundërshtohet nga banorët e lagjes Pazari i Vjetër. Një peticion i nënshkruar nga banorët e kësaj lagjeje, kundërshton ndërtimin e këtij ByPassi pasi rrezikon seriozisht themelet e kështjellës së qytetit e vec kësaj edhe paralizon të gjithë lëvizjen vertikale. Për këtë qëllim, përfaqësues të këtij komuniteti, kanë qenë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku kanë shprehur haptazi, kundërshtinë e tyre. Vaskë Karanxha si përfaqësuesi i nënshkruesve, ka renditur objeksionet për ndërtimin e ByPassit. Ndërkaq, kreu i këshilltarëve të PD Roland Bejko, ka kërkuar nga këshilltarët mbajtjen e një qëndrimi unik rreth këtij projekti dhe ndërkohë ka kërkuar njohjen e pozicionit të kryebashkiakes Rami rreth këtij projekti. Për zotin Bejko, UNESCO, ka një ligj që kundërshton betonizimin në zonën muzeale dhe ka kritere shumë të rrepta. Nga ana e saj kryebashkiakia Rami, tha se versionet dhe mendimet e Bashkisë së Gjirokastrës për projektin në fjalë, janë shprehur aty ku duhet të shprehen. Ndërkohë që Rami nuk ka dhënë asnjë orjentim konkret se ku, si dhe kur.

Shkruaj nje koment