Pasuria e Luiza Mandit, troje të paluajtshme në Tiranë e Libohovë, tre automjete, pare kesh e llogari bankare të gjitha në një vit

0
102

Luiza Mandi kryetarja e Bashkisë së Libohovës nuk është dhe aq e “varfër” sa c’thuhet, por disponon pasuri dhe vlera monetare të lakmueshme. Nga dokumentet e dorëzuara në ILKDP një vit më parë, duket se kryebashkiakia e Libohovës, ka pasuri të paluajtshme ku zor se realizohen me një pagë mujore për një kryebashkiake të nivelit të dytë si Bashkia e Libohovës dhe aq më shumë për një vit.

Zonja Mandi dhe bashkëshorti i saj, janë pronarë të tre apartamenteve një prej të cilave në kryeqytet dhe të disa trojeve të lakmueshme në zona të zgjedhura të Bashkisë së Libohovës, apo dhe në Tiranë.

Ndërkaq familja e kryebashkiakes ka tre automjete që i bie nga një për secili anëtar familjar, rast i rrallë ky pavarësisht cilësisë së automjeteve.

Ndërkohë që të ardhurat e familjes së saj, janë të barazvlefshme sat ë një biznesmeni VIP.

Ja dhe deklarimi në ILDKP i Luiza Mandit një vit pas marrjes së detyrës si kryebashkiake e Libohovës.

Luiza Mandi, kryetare e Bashkisë Libohovë, pasuria 2016
Paga si kryetar i Bashkisë Libohovë, 738 952 lekë, dieta 148 400 lekë.
Vajza, Elektra, të ardhura nga paga si mjeke në Qendrën Shëndetësore Libohovë, 373 793 lekë.

Pasuria fillestare
Pronare me 50 % e një apartament me sipërfaqe 71.6 m2 në Libohovë, vlera 18 520 lekë.
Pronare me 50 % e një kati shtesë me sipërfaqe 40 m2.
Pronare me 50 % e një trualli me sip. 300 m2 dhe një vile 3-katëshe mbi këtë truall, në Shkozë, Tiranë, vlera 3 000 000 lekë.
Bashkëshorti, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 88.16 m2 në Tiranë, vlera 2 821 120 lekë.
Bashkëshorti, pronar me 25 % i një trualli me sipërfaqe 1257 m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër.
Bashkëshorti, pronar me 25 % i një trualli me sipërfaqe 1050 m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër.
Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 909 952 lekë.
Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 200 007 lekë.
Gjendja cash, 1 200 000 lekë.
Bashkëshorti, depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 000 euro.

Automjete 
Bashkëshorti, pronar i një makine “Golf 2”, vlera 150 000 lekë.
Bashkëshorti, pronar me 50 % i një makine “Golf 5”, vlera 500 000 lekë.
Djali, pronar me 50 % i një makine “Golf 5”, vlera 500 000 lekë.

Shkruaj nje koment