Patos/ Ndërron jetë një person, u hodh nga kati i pestë

0
131

Një i moshuar në qytetin e Patosit ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Naftëtari” të dielën në mesditë, ndërsa viktima sipas policisë është 71-vjeçari me inicialet K.XH. Dyshohet se i moshuari ndodhej në gjendje depresioni.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Naftëtari”, Patos, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit shtetasi K. Xh., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here