“Patriotët” e Shqipërisë ,bum pronotimesh për të udhëtuar nëpër botë me rastin e festave të nëntorit

0
139

Festat kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, shumë shqiptarë, sidomos administrata, pritet t’i festojë jashtë vendit. Data 28 dhe 29 përkojnë të enjte dhe të premte dhe së bashku me fundjavën, janë 4 ditë pushim, duke e bërë të përshtatshëm një udhëtim jashtë vendit dhe jo më në rajon me autobus, por në destinacione më të largëta, nëpërmjet avionit.
Kërkesa e lartë për të udhëtuar nëpër Europë ka rritur ndjeshëm edhe çmimet e biletave për udhëtimet me vajtje në datën 28 Nëntor dhe kthimin në 1 dhjetor (të dielën). Nëse kërkon të presësh një biletë sot, rreth një muaj përpara, çmimet janë 50% deri në 100% më të larta se për periudha të tjera të zakonshme.

Këtë vit, ka pasur interes të lartë për të udhëtuar jashtë, për shkak të 4 ditëve radhazi pushim. Prenotimet janë bërë më herët dhe vendet janë zënë, ndaj çmimet e biletave janë shtrenjtuar tashmë, sidomos për kthimin në 1 dhjetor.
Pjesa më e madhe e atyre që kanë prenotuar janë nga administrata, punonjësit e së cilës, ndryshe nga ata të subjekteve private, e kanë më të lehtë që të bëjnë të gjithë festat zyrtare pushim. Agjencitë pohojnë se pas tyre, vijnë grupet shoqërore.
Destinacionet më të preferuara janë Budapesti, Izraeli, Barcelona, Amsterdami, Brukseli, Stambolli etj.

Përgjithësisht nisja është në datë 28, ose në 27 pasdite dhe kthimi është të dielën në 1 dhjetor, për të nisur punë të kënaqur të hënën, pas një fundjave të gjatë “patriotike” nëpër Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here