Patronazhista e PS, Meta: Dikush duhet të ishte në burg! Janë fuksa që kanë instaluar Gestapon

0
177

Në konferencën për mediat, presidenti Ilir Meta ka folur ndër të tjera edhe për sistemin e patronazhimit që përdor PS-ja.

Meta theksoi se për këtë skemë skandaloze dikush duhet të ishte në burg, duke shtuar se patronazhistët janë fuksa, që kanë instaluar sistemin e Gestapos.

“Janë fuksa që ka njohur populli shqiptar për 50 vjet gjatë regjimit të kaluar. Shumë shpejt do keni prova pse ky është sistemi i Gestapos, për të dhunuar ata që kanë mendim ndryshe apo që janë përkrahës të opozitës apo mendimeve opozitare në publik, për çdo postim që bëjnë.

Personi shikohet se çfarë postimi bën. Është skemë skandaloze. Duhet të kishte shumë arrestime për këtë skandal. Vetëm përmes votës do zhbllokojmë integrimin e vendit”, u shpreh Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here