Pavarsia e Kosoves , urimi i Bashes

0
128

Nga Lulzim Basha

Sot 15 vjet më parë burrat dhe gratë e Kosovës kurorëzuan një përpjekje shekullore, shpalljen e pavarësisë së Kosovës. 17 shkurti 2008 është një moment historik për çdo shqiptar, ndërsa për mua, një nga ditët më të bukura të jetës time, kur si nip Kosove pashë të bëhet realitet ëndrra e gjyshërve të mi.

Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për këtë ditë, ata që e mbajtën gjallë ëndrrën dhe e përçuan ndër breza, ata që ranë në altarin e lirisë për ta mbrotjur atë, ata që sot fatkeqësisht po sakrifikojnë e po përballen me akuzat, dhe ata që çdo ditë po punojnë për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Rruga drejt së ardhmes është e mbushur me sfida dhe këtë po e shohim përditë. Jam i bindur se me maturi dhe vendosmëri, lidershipi politik dhe populli i Kosovës do t’ja dalin ti tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së konsolidimit të shtetit dhe integrimit të Kosovës në stukturat euroatlantike.

Në këtë rrugëtim Kosova nuk është vetëm. Në krah të saj janë sot shqiptarët anembanë botës, janë miqtë dhe partnerët tanë amerikanë dhe europianë që mundësuan ta gëzojme këtë ditë të madhe. Sot e përgjithmonë do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, të vendosur dhe krah për krah partnerëve tanë euroatlantikë.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here