PD denoncon punimet rehabilituese në shkollën 9-vjecare të Libohovës

PD Libohovë denoncon rehabilitimin që po i bëhet shkollës 9-vjecare Avni Rustemi në këtë bashki. Në një status në FBC, dega e PD Libohovë bën përgjegjës për ecurinë e punimeve në këtë shkollë Bashkinë e Libohovës.

Më poshtë statusi i plotë i PD Libohovë.

Ka me shume se nje muaj qe shkolla 9-vjecare “Avni Rustemi” ne Libohove eshte ne proces rikonstruksioni.
Ndersa punimet e brendshme po shkojne drejt fundit, klasave po u jepet dora e fundit me lyerje, po rishtrohen klasat me pllaka, ka perfunduar shtrimi i linjave te kaldajes, DISA cudira kerkojne shpjegim:
1. Ne takimin e dt. 14 shtator midis prinderve, drejtorise se shkolles dhe perfaqesuesve te bashkise, nga keta te fundit u deklarua qe punimet ne shkolle do te ishin kapitale, restaurim catie, suva e re, palester e re. ASNJE prej ketyre nuk ka ndodhur, keto do te behen apo u BENE?!
2. Fondi per kete shkolle u fol per 650 milione leke, kaq eshte kosto e ketyre punimeve?
3. Te gjitha pemet ne oborr u shkulen dhe flitet qe do te zevendesohen me filiza te rinj. Edhe keto u prishnin pune restauratoreve mendjendritur? Po kosto e tyre sa do te jete?
4. Heqja e bazes materiale nga shkollat u be dhunshem duke demtuar banka, karrige, dollape, mjete mesimore te ardhura ne vitin 2008. A do te zevendesohen keto materiale?
5. Kjo shkolle sot per sot po vuan nga largimi i nxenesve si dhe nga mungesa e mjeteve didaktike. A mendon kush per zgjidhjen e ketyre problemeve qe ky investim te mos veje dem ne me pak se 5 vitet e ardhshme?
Perpara se te mburreni per rikonstruksion shkollash- muze zoterinj pushtetare, veproni per te mos lejuar plakjen e qytetit tone qe sot nuk i bie ziles se shtatorit po kembanave alarmante!!!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment