PD dorëzon kërkesën për seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për shtëpitë tek ‘5 maji’, thërret Veliajn dhe Nanon

0
21

8 deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kërkojnë zyrtarisht seancë dëgjimore për çështjen e shtëpive tek zona e 5 Majit.

Në seancë dëgjimore, përvecc një përfaqësie nga banorët, janë thirrur edhe përfaqësues nga disa institucione:

1.     Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj;

2.     Drejtori i IMT pranë Bashkisë Tiranë;

3.     Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano;

4.     Avokati i Popullit, Erinda Ballanca

Deputetët e PD-së kërkojnë gjithashtu edhe paraqitjen nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.

Shkruaj nje koment