PD e Libohovës thirrje: Zagoritë, zgjohuni sa nuk është vonë

0
101

PD e Libohovës, ka reaguar me një deklaratë para pak minutash, rreth problemeve të shumta me të cilat ndeshet sot krahina e Zogories pjesë e Bashkisë së Libohovës.

Deklarata e PD Libohovë. 

Zagoria nen KERCENIMIN e babezise dhe harreses shteterore!
Banoret e Zagorise jane deshmitare okulare te fatkeqesive qe po u ndodhin per gati 5 vite rresht edhe pse kane mbeshtetur historikisht PS ne te gjitha zgjedhjet vendore e qendrore.
Kanabizim masiv ne toka shteterore e private, asnje investim ne infrastrukture, mungese te theksuar te energjise elektrike ne vere e ne dimer, asnje subvencion, largime te pafundme njerezish, shkaterrim i pyjeve, klientelizem dhe shkaterrim kullotash,gjueti e paligjshme, rrenim dhe shkaterrim i monumenteve historike e natyrore.
Perballe ketyre problemeve, tallja histerike e pushtetareve me premtime e rrahje gjoksi me statuse qesharake ne fb dhe serish harrese dhe vetem kujtese per vota, vota, vota.
Pushtetare kushdo e kudo qofshi, po zhbeni pasurine me te madhe natyrore te bashkise Libohove!
Banore te Zagorise kudo qe jetoni e punoni zgjohuni sa nuk eshte vone!

Shkruaj nje koment