PD garon në bashkinë Vorë me mjekun kuksian Ibrahim Bruka

0
96

Partia Demokratike e Alibeajt do të garojë në bashkinë e Vorës me kirurgun kuksian Ibrahim Bruka.

Lajmi është bërë me dije në faqen zyrtare të kësaj partie.

Ibrahim Arif Bruka është lindur në 15 Shkurt 1962 në Ujmisht të Kukësit. Në vendlindje ka mbaruar arsimin 8-vjeçar të kohës. Arsimin e mesëm të përgjithshëm në vitit 1977-1981 në shkollën e mesme të bashkuar në Kukës. Gjatë viteve 1981-1982 kreu stazhin në prodhim. Në vitet 1982-1987 mbaroi studimet e larta Fakulteti i Mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme në Universitetin e Tiranës.Ibrahim Bruka kandidon për Bashkinë Vorë, me qëllimin e vetëm: T’i kthejë pushtetin vendor qytetarëve të Vorës, të cilët kanë nevojë më shumë se kurrë për një vizion e qasje të re të mirëqeverisjes!

Shkruaj nje koment