PD nuk e “dorëzon” protestën, veç e shtyn 6 ditë

0
428

Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar, pas anulimit të protestës në Kavajë, do të zhvillojnë protestë masive në Tiranë. Krerët e koalicionit opozitar kanë vendosur që protesta masive të mbahet të shtunën e ardhshme më 13 maj në orën 12:00.

Protesta zhvillohet me të njëjtin motiv, me të njëjtën kërkesë: Zgjedhgje të lira e të ndershme nën një qeveri teknike dhe pa dominim kriminal.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Lulzim Bashës me kryetarët e degëve të PD nëpër rrethe.

Sot jemik vetëm një ditë pas tërheqjes së kandidatit të PS nga zgjedhjet lokale në Kavajë, ku ishte opozita kishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje ‘farsë’.

Protesta masive në Tiranë ka për synim që të tregojë se ‘kriza politike nuk është zgjidhur’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here