PD: Pazari i Libohovës si mocalet e Lushnjës dikur dhe në dorë të jabanxhinjve!

0
200

Një rrëmujë e përditshme me baltë e llucë, njerëz që ecin kokëulur e mezi pastrojnë këpucët, makina që lëkunden si varka, fadroma që hapin e mbyllin kanale, betoniere që betonojne sheshin sikur do ndërtojnë bunkere, prishje tubash uji e linjash telefoni, dyqane tërë baltë, fëmije e pleq që ngatërrohen pellgjeve dhe rrotave të makinave, errësirë natën si në Mesjetë.
E mbase të gjitha durohen, por kur sheh papërgjegjshmërinë me të cilën punohet, cilësinë shumë të dobët dhe asnjë inxhinier apo titullar të ndjekë punimet, kupton shumë mirë sesi do të rilindë ky qytet.
Pazari rrezikon të kthehet në një basen të vërtetë, kanalizimet e ujërave të zeza janë shumë sipërfaqësore me tuba shumë të ngushtë, para të shpenzuara keq tek rruga e Furrës dhe shkallët e famshme prej betoni, gropa septike në mes të banesave.
Tashmë kuptohet sesi i kanë ujdisur punët palët dhe faturën e gjithë kësaj si gjithmonë do e paguajmë edhe më të kripur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here