PD për inceneratorët: Rama, Ahmetaj dhe Veliaj krijuan grup të strukturuar kriminal për të vjedhur 430 mln euro

0
196

Partia Demokratike ka ngritur 5 pyetjet e radhës lidhur me të ashtëquajturën aferë të inceneratorëve. Nënkryetari Luçiano Boçi ka dhënë një deklaratë nga inceneratori i Elbasanit, ku tha se duhet të ishte funksional që prej një viti.

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët e tij, krijuan grup të strukturuar kriminal me qëllimin për të vjedhur 430 milion euro së bashku me pronarët e inceneratorëve.

1. Pse Edi Rama miratoi kontratën me treshen seksere Gugallja-Mertiri-Zoto, ndonëse APP i shkruajti troç se kjo ishte procedurë e kundraligjshme?

2. Çfarë karakteristikash ka inceneratori? Shihni çfarë shkruhet ne Fletoren Zyrtare të Shtetit: Karakteristikat do i keni ne aneks. POR shihni aneksin e Fletores Zyrtare: A ka ndonje fjalë të kuptueshme? Edhe kur blen një makinë të thjeshtë të thuhet sa kuaj fuqi ka dhe sa gazra emëton, ndërsa për këtë impiant asnjë fjalë. PSE?

3. Për t’iu referuar paraleles së hequr nga kryebashkiaku “Të bësh remontin e djegësit është si të çosh makinë në servis”, kush e çon makinën në servis shumëmujor qysh vitin e parë që e merr? Si u bë për remont pa filluar ende nga puna?

4. Me paratë e kujt po bëhet remonti? Pse nuk parashikohet remonti ne kontratë dhe pse është marrë një pajisje që ka nevojë direkt për remont?

5. Ky do duhej të ishte incenerator rajonal. A pyeti ndokush bashkitë e tjera të qarkut? Kush do paguajë paratë tani që çmimi i naftës u dyfishua? 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here