PD përkujton sot edhe 72 vjetorin e clirimit

0
547

Për demokratët e Gjirokastrës dhe partitë e djathta, dita e sotme, është edhe ajo e clirimit të vendit nga pushtuesit e huaj. Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, i shoqëruar nga këshilltarë të PD në Këshillin Bashkiak, kanë vendosur kurora me lule, në Varrezat e Dëshmorëve të rrethit si dhe në varrezat e nacionalistëve në zonën Gërhotit. Roland Bejko, kreu i PD, është shprehur se data të tilla me karakter historik, do të ishin më të mira të përkujtoheshin nga të gjitha palët. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që festa kombëtare të festohet kaq zbehtë mjafton që të shikoni vendet fqinje apo ato perëndimore sesi e festojnë festën e pavarësisë-u shpreh Bejko. Sot duhet të gëlonte vendi nga kjo festë që na bën krenarë ne të gjithë shqiptarëve dhe kjo zbehtësi ka përgjegjës pushtetin vendor. Njerëzit janë si të mpirë nuk kuptojnë rëndësinë e kësaj feste.  Shqiptarët duhet të kuptojnë rëndësinë e festave të tyre, duhet të kenë respekt për identitetin e tyre. Duhet që ne të gjithë të jemi pranë njerëzve jo thjesht për të bërë politikë, por edhe për aspektin shpirtëror për vlerat historike, kombëtare sepse pa këto vlera, asnjë komb nuk mund të egzistojë. Pa këto vlera-u shpreh Bejko-cdo komb është i destinuar të zhduket. Në ceremonitë e demokratëve, merrnin pjesë këshilltarët demokratë Mimoza Como ish prefekte e Qarkut, Dashmir Aliko ish kryetar i Komunës Lazarat sot këshilltar në Këshuillin Bashkiak të Gjirokastrës, Beqir Gjika ish kryetar i Komunës Picar sot këshilltar në Këshillin Bashkiak, si dhe Eri Shehaj dhe Ermelinda Kashah këshilltarë të PD në Këshillin Bashkiak Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here