PD përshëndet Metën për kthimin në Kuvend të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor

0
127


“Akt i pjekur!PS po përdor truke elektorale”
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me kthimin në Kuvend nga presidenti Meta të ligjit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Përmes një deklarate për mediat, Sekretari i Përgjithshëm PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar si akt të pjekur veprimin e Kreut të Shtetit.
Sipas Bardhit, maxhoranca po përdor truke elektorale pasi ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe kërkon fitore në tavolinë.
“Përshendesim aktin e Presidentit të Republikës për dekretimin e kthimit për rishqyrtim të ligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, dhe për kërkimin e marrjes së opinionit urgjent të Komisionit të Venecias. Ky akt është hap dhe mundësi në rikthimin e paqes dhe klimës zgjedhore në vend. Marrëveshja e 5 qershorit ishte themelore për një proces zgjedhor të pranuar nga palët. Ndërhyrja në Kushetutë bie ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit. Një akt i tillë i ndërrmarrë nga maxhoranca përveçse minon klimën parazgjedhore, synon qartë deformimin e rezultateve. Akte të tilla kompromentojnë interesin publik dhe rrugën europiane të Shqipërisë. Ndërkohë akti i presidentit është akt i pjekur dhe mundësi e mirë për të rikthyer gjithpërfshirjen në konsensusin politik. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shërbimi më i mirë që qeveria ka për detyra t’ja ofrojë qytetarëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here