PD përshëndet raportin e Komisionit të Jashtëm të PE: Në linjë me shqetësimet tona

0
52

Partia Demokratike përshëndet qëndrimin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian mbi zhvillimet në Shqipëri.

Ky qëndrim, sipas zyrës së shtypit të PD, është shprehur qartë në raportin e këtij Komisoni nën titullin “Shqipëria 2022”, ku pasqyrohen qartë disa prej shqetësimeve dhe alarmit që ka ngritur opozita shqiptare për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. 

Sipas PD, teksti i paraqitur nga socialistja portugeze Isabel Santos u ndryshua me amendimet e deputetëve të Partive Popullore Europiane dhe u mbështetën edhe nga europarlamentarët socialistë, të gjelbër e liberalë.

Lidhur me zgjedhjet e 14 majit raporti thekson se në “Shqipëri duhet të garantohet liria e partive politike qe te paraqiten në zgjedhje pa nderhyrje të paduhur nga shteti apo aktorë të tjerë”. Ky pasazh i referohet ndalimit të PD reale për të hyrë në zgjedhjet lokale me të gjitha atributet politike e ligjore që i përkasin. Mesa duket, per shkak të afateve, nuk janë paraqitur amendamente lidhur me problemet e ketyre zgjedhjeve

Raporti i PE shpreh “keqardhjen për shkeljen e rregullores së Kuvendit dhe shqetësimin për ngushtimin e hapësirës për rolin mbikqyrës të opozitës parlamentare përfshi edhe refuzimin për ngritjen e komisionit hetimor”.

Referimi eshtë për rastin e rrëzimit të kërkesës së PD për nje komision hetimor parlamentar për rolin e kryeministrit Rama në skandalin McGonigal.

Raporti shpreh gjithashtu shqetësim se nuk ka progres me pastrimin e parave të krimit si dhe me korrupsionin në nivelm të lartë qeveritar ku mungojnë denimet gjyqesore”, thuhet në reagimin e PD.

Propozuesot e ketyre amendimeve janë eurodeputetet Michael Gahler, David Lega, Lukas Mandl, Antonio Lopez Isturiz, Miriam Lexman, Peter van Dalen, Vladimir Bilcik, Zeljana Zovko e Arba Kokalari.

Shkruaj nje koment