PD reagon për kandidatët e Rithemelimit: Berisha vetë i voton dhe vetë i numëron

0
154

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave dhe publikimit të emrave të kandidatëve për kryetar bashkie nga Komisioni i Rithemelimit ka reaguar dhe Partia Demokratike. 

Përmes një postimi në “Facebook”, sipas Partisë Demokratike, Sali Berisha vetë voton dhe vetë numëron. 

Sipas PD-së, kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha janë duke krijuar një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për të mbajtur Shqipërinë në vendnumëro. 

“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike. Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumëro. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën”, thuhet në këtë postim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here