PD: Zoto, Mërtiri dhe Gugallja shpërblehen me 80 mijë euro në ditë për vjedhjen, qytetarët arrestohen për shkelje minimale

0
236

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimin e çështjes së inceneratorëve me pyetësorin e përditshëm.

Përmes një deklarate nga selia e PD-së, deputeti Belind Këlliçi i ndalur tek inceneratori i Tiranës nënvizoi se ndërkohë që kompania Integrated Technology Services ka ‘qethur e rruar’ qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë ndryshe nga çfarë u ndodh qytetarëve të thjesht të cilët dënohen e arrestohen për shkelje minimale.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Këlliçi thote se Zoto-Mërtiri-Gugallja shpërblehen për këtë vjedhje me 80 mijë euro në ditë.

E. Ç. një 42 vjeçar nga Kukësi, u arrestua në Shtator 2015 pasi transportonte disa viça për të cilët nuk kishte faturë tatimore. Berberi T. H., nga Tirana, po në Shtator 2015, u arrestua se nuk lëshonte kupon tatimor pasi qethte apo rruante klientët. Në disa qindra raste qytetarët shqiptarë janë arrestuar apo ndëshkuar për ‘mustaqet e Çelos’, pra për shkelje minimale.

Po i vodhe shtetit të Rilindjes 10 lekë për një qethje, të hedhin prangat, po përfitove qindra miliona euro nuk të gjen gjë, dhe drejtësia vepron ‘kur të qethen viçat’.

Ky është standardi i Edi Ramës së inceneratorëve dhe drejtësisë së reformuar, e cila me polici kap gjithë të mjerët e Shqipërisë, kurse me SPAK nuk kap asgjë.

Nëse doni një shembull, arrogant e flagrant bashkë, keni inceneratorin e Tiranës. Edhe pse kompania Integrated Technology Services ka ‘qethur e rruar’ qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Madje Zoto-Mërtiri-Gugallja shpërblehen për këtë vjedhje me 80 mijë euro në ditë.

Ne jemi të habitur me këtë standard dhe duam të bëjmë 5 pyetje të thjeshta dhe sqaruese:

-Kur burgoset berberi se qethi pa TVSH, po ‘berberët’ që rruajnë miliona dhe sekseret që lëvizin paratë e Edi Ramës, pse nuk preken?

-Kush po i mbron dhe kush i jep garanci Zotos-Gugalles-Mërtirit?

-Kush vijon t’u çojë milionat në arrati?

-Pse kështu, kur dihet që inceneratori për të cilin janë dhënë paratë, nuk ekziston?

-A mund të ketë arsye tjetër përveç faktit se ndajnë paratë bashkë?

Ky është standardi dhe rekordi në padrejtësi i qeverisë Rama. Drejtësia duhet të bënte detyrën, duke u dëshmuar shqiptarëve se korrupsioni ndëshkohet, si kur e bën berberi i lagjes, ashtu edhe shpura e kryeministrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here