
Sindikata e punonjësve të universiteteve të Shqipërisë, ka paralajmëruar se protesta e radhës nga pedagogët do të mbahet ditën e hënë më datë 31 tetor, në orën 11:00.
Ashtu si herën e fundit protesta kombëtare do të mbahet përballë Korpusit Universitar të UPT.
Përshëndetje të nderuar pedagogë, Ditën e hënë, dt. 31.10.2022, ora 11.00.
Para Korpusit qendror të UPT Protestë kombëtare e pedagogëve organizuar nga Sindikata e punonjësve të universiteteve!! Lutemi për mbështetje maksimale nga të gjithë pedagogët, të të gjitha Universiteteve. Është e nevojshme prania e përfaqësive të çdo universiteti jo vetëm nga Tirana, por edhe të degëve.
Protesta e të hënës është shumë e rëndësishme!!