
Pedagogët kanë dalë sërish në protestë ashtu siç kishin njoftuar. Ata kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të shtruara muaj më parë.
“Duam rritje page, dhe të rritet buxheti për arsimin”, thanë pedagogët. Protesta është duke u zhvilluar tek Universiteti Politeknik, ku i kanë bërë thirrje studentëve t’iu bashkohen.
“Pa vlerësim financiar të mirë nuk ka as staf akademik të mirë. Qeveria dështoi. Shtesa e rrogës është e pa konsiderueshme. Ne i qëndrojmë kërkesën që pagat të mos jenë më pak se mesatarja rajonale ose të paktën sa niveli i pagave në Kosovë”, u shpreh një pedagog.