Pedagokët rrezikojnë vendin e punës,universitetet po falimentojnë

0
46

56 degë në Universitete rrezikojnë mbylljen pas perfundimit të raundit të tretë të regjistrimeve. Në 17 programe studimi nuk figuron asnjë student. Mosinteresimi vihet re më se shumti në programet e Histori – Gjeografisë si dhe të Fizikës e Matematikës.

Ulja drastike e numrit të studentëve mund të sjellë falimentimin e Universiteve në rrethe, për shkak të mungesës së parave për të mbajtur administratën dhe stafin akademik.

Fondi i mësimdhënies sigurohet 30% nga tarifat e studentëve. Në këto kushte do të kemi pedagogë të papunë, mungësë stafi, falimentim të Universiteteve.

Për ekspertët, zgjidhja e kësaj situate është shfuqizimi i kriterit të mesatares, praktikë që u zbatua për Universitetin e Sportit dhe të Arteve.

Shkruaj nje koment